FOTO ILUSTRUESE

Shkodër

-Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 54 vjeç, banues në Kryezi, Fushë Arrëz, pasi paraditen e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në aksin rrugor “Fushë Arrëz – Qafë”, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. A., 67 vjeç. Për shkak të dëmtimeve të marra, 67-vjeçari po merr asistencë të specializuar mjekësore, në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA, PERLË MESDHETARE! RAMA: E THOTË GJIGANTI BOTËROR CNN, E RENDIT MES 12 ALTERNATIVAVE PËR T’U VIZITUAR KËTË VERË
Artikulli tjetërRRUFEJA SHKRUMBON TOTALISHT BANESËN NË MALËSI TË MADHE, NJË FAMILJE NË QIELL TË HAPUR