Partia Demokratike del në këtë konferencë për shtyp për të kundërshtuar urdhërin e Ministrit të Shëndetësisë i cili urdhëron shkarkimin nga puna të 82 punonjësve të Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Vendim ky me prapavijë të qartë politike!  Ky ministër pasi ka gllabëruar buxhetin e shtetit duke dhënë tendera në shkelje të plotë me ligjin kompanisë që e ka drejtuar vetë ai, tashmë synon që përmes fshesës partiake të largoi nga puna punonjësit e këtij spitali me të vetmin qëllim, hapjen e vendeve të punës për të rekrutuar militantët partiak.  Ilir Beqaj pasi dështuar si Ministër në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve në Spitalin e Shkodrës tashmë përmes një urdhëri të fshehtë po flakë në rrugë 82 punonjës, pa asnjë motivacion. Ky është vetëm fillimi pasi fshesa partiake e Ministrit Ilir Beqaj do përfshijë në total 125 punonjës të sektorit të shëndetësisë në Shkodër.  I bëjmë thirrje Ministrit të Shëndetësisë dhe Drejtuesve të Spitalit Rajonal të Shkodrës të ndalojnë menjëherë këtë veprim i cili godet direkt 82 familje Shkodrane, duke shkaktuar varfëri dhe duke rrezikuar edhe cilësinë e shërbimit në Spitalin Rajonal të Shkodrës.  Partia Demokratike mbështet fuqishëm protestën e punonjësve të Spitalit Rajonal të Shkodrës dhe inkurajon gjithë punonjësit e shëndetësisë të mos ndalen përballë asnjë presioni apo shantazhi në realizimin e të drejtave të tyre të garantuara nga ligjet e këtij vendi.

Artikulli paraprakKOMISIONI ANTITRAFIK NË ANALIZËN E 2015-tës
Artikulli tjetërMICHAEL SCHUMACHER, SHËNDETI I TIJ NUK JEP SHENJA POZITIVE