Shkarkohet drejtoresha e burgut te Grave Xhoi Jaka.j Asnjë motivacion nga Ministria e Drejtësisë

Drejtoresha e Burgut 325, që njihet si burgu i Grave në Tiranë Xhoi Jakaj është shkarkuar nga detyra. Lajmi është bërë i ditur nga vetë zonja Jakaj. Interesimit të medias drejtoresha e burgut të grave, iu përgjigj duke saktësuar se i është kërkuar dorëheqja nga ministrja e Drejtësise Gjonaj. Kjo ka ndodhur pas një interviste në një të përditshme shqiptare, ku drejtoresha Xhoi Jakaj kërkon sensibilizimin e autoriteteve për 4 gra të dënuara me moshe mbi 60 vjeçare, të cilat për shkak të sëmundjeve të rënda që kanë nuk mund të përballojnë jetesën dhe kurimin në kushtet e qelisë. Zonja Jakaj bën të ditur se nuk e ka pranuar kërkesën e ministrisë për të dhënë dorëheqjen dhe më pas është shkarkuar pa i dhënë një motivacion. Media u interesua pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për këtë shkarkim. Kjo e fundit bëri të ditur se nuk e disponon një motivacion për këtë shkarkim. Ndërsa ende nuk ka një përgjigje nga Ministria e Drejtësisë.

Artikulli paraprakARRESTOHET DEPUTETI I NISMËS, MILAIM ZEKA, AKUZOHET PËR MASHTRIME TË MËDHA
Artikulli tjetërOPERACIONI NDËRKOMBËTAR, XHAFAJ VË NË LËVIZJE STRUKTURAT E POLICISË