Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Gjovalin Përnocën.

Ai u përball me Vetingun për tre kriteret klasike të vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe profesional.

Gjovalin Përnoca ka një karrierë të gjatë në sistemin e Drejtësisë, ku ka shërbyer fillimisht si gjyqtar në Mirditë dhe Shkodër dhe për 4 vjet si inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Në vitin 2003, Përnoca është zgjedhur gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, detyrë të cilën e ka ushtruar tashmë prej 15 vitesh.

Artikulli paraprakPIZZA FITON ÇMIMIN ‘IGNOBEL’ SI PRODUKT QË MBRON KONSUMATORËT NGA SËMUNDJET KANCEROGJENE. KUSHTI: TË PRODHOHET DHE KONSUMOHET NË ITALI
Artikulli tjetërKUVENDI RRËZOI DEKRETET E METËS PËR KONÇESIONET/ PD: VRASJE ME BORXH TË PANEVOJSHËM I FËMIJËVE TANË