Afrim Qendro është shkarkuar nga posti i drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa në vendin e tij është emëruar ish-ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato.

Vendimi është zyrtarizuar ditën e sotme pas kërkesës së ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku drejtuar Bordit pas skandalit me firmën ‘DH Albania’.

Kjo është lëvizja e dytë që bëhet brenda 24 orëve në dy institucionet që ‘DH Albania’ fitoi tenderat me vlerë 30 milionë euro, pasi dje dha dorëheqjen edhe kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci, ndërsa në vendin e tij u emërua Skerdi Drenova.

Skandali me firmën ‘DH Albania’

Firma ‘DH Albania’ fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro në fund të vitit të kaluar, 18 milionë për ndërtimin e lotit të parë te Unaza e Re nga ARRSH-ja dhe 12 mln euro nga OST-ja për ndërtimin e linjës së tensionit 220 kw Burrel-Peshkopi.

Pas publikimit të skandalit të dy tenderat u anuluan, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet. Pak ditë më parë në prokurori dëshmuan Klodian Gradeci dhe Afrim Qendro, ndërkohë që në pyetje janë marrë edhe anëtarët e vlerësimit të ofertave të dy institucioneve.

Momentalisht për këtë çështje vijon të jetë në kërkim policor administratori i kompanisë “DH-Albania” Avdjol Dobi. Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaëare, ku tregohej se kompania

“Dunëell Haberman”, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA.

Për këtë çështje Avdjol Dobi është thirrur në muajin dhjetor 2018 në ambjentet e Autoritetit Rrugor Shqiptar në Tiranë, ku gjatë një takime me krerët e këtij institucioni, Dobi ka dalë garant dhe ka siguruar se dokumentat e përdorura për fitimin me tenderit janë origjinale.

Dobi ka pohuar se nëse nuk vërtetohet në vazhdim se dokumentat janë origjinale, ishte i gatshëm t’ia kalonte të gjithë shumën prej 1.8 milion euro të ngurtësuar në një llogari bankare, e cila rezulton të jetë fondi i garancisë, që kompania “DH-Albania” ka ngurtësuar për këtë projekt.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 22.01.2019
Artikulli tjetërOST: TË ENJTEN DHE TË PREMTEN DISA ZONA 7 ORË PA ENERGJI ELEKTRIKE NË SHKODËR DHE LEZHË