Shkatërrohet një bandë transportuesish droge që furnizonte baret në ishullin turistik grek, Mykonos.

Në pranga kanë përfunduar gjashtë të rinj nga Shqipëria dhe Sllovenia, të cilët fshihnin tërë llojet e drogërave të forta në një magazinë me të cilat kishin për qëllim të tregtimin nëpër bare dhe klube nate në ishullin kozmopolit.

Një 22-vjeçar shqiptar u arrestua kur po zbriste nga trageti në portin e Mykonos mesditën e së mërkurës teksa në valixhen e tij u zbuluan dy pako njera me 57.13 gram kokainë dhe tjetra 67.41 gram.

Shqiptari u arrestua nga policia dhe nga kontrolli i tij në banesën e tij u identifikuan dhe u arrestuan edhe të gjashtë bashkëpunëtorë të moshës 22, 25, 26, 24, 26, 27 dhe 27 vjeç, ndërsa u sekuestruan edhe dy pako me methamphetamine (MDMA) me peshë 47.01 gram

si dhe dy pako me kërp të papërpunuar me peshë 11.19 gram, dy pako me kokainë me peshë 14.99 gram, 17 tableta me përbërës kimikë të panjohur të cilat u dërguan për analizë, një rende metalike me mbetje hashashi.

Në posedim të shtatë të rinjve, u gjetën dhe u sekustruan edhe 1,900 euro të përfituara nga shitja e mallit të paligjshëm, gjithashtu u sekuestruan gjithashtu edhe 11 celularë për të cilët kërkohej konfidencialiteti për të identifikuar furnizuesit dhe “klientët” e tyre.

Të rinjtë e arrestuar do të ndiqen penalisht për posedim, transport dhe trafik droge.

Artikulli paraprakKOPRACI “SHKON NË BURG”, SHFAQJA PARA TË DËNUARVE NË BURGUN E DRENOVËS
Artikulli tjetërPËRLESHJE NË NJË LOKAL, TRE TE ARRESTUAR