Shkatërrohet banda shqiptare që tmerroi francezët, 350 grabitje 

Një bandë e përbërë nga shqiptarë dhe kosovarëve është shkatërruar nga policia franceze. Sipas mediave lokale, janë arrestuar 16 persona në total, të cilët akuzohet në 350 raste të vjedhjeve në rajonin Rhone-Alpes Auvergne. “Ata vepronin në mënyrë shumë të organizuar dhe të strukturar”, sipas hetuesve. Kjo bandë ka kryer vjedhje në seri të banesave, duke marrë kryesisht para dhe bizhuteri, televizorë e tableta. Pjesa më e madhe e këtyre vjedhje janë kryer në tremujorin e fundit të vitit 2016. Nga hetimet, rezulton që një pjesë e parave të vjedhura të jenë shpenzuar prej anëtarëve të bandës që jetonin në zonën e Firminy, ndërsa pjesa tjetër e parave mund të jenë dërguar edhe në Shqipëri. Për momentin identiteti i shqiptarëve nuk është bërë me dije. Një pjesë e të arrestuarve do të dalin nesër para gjykatës.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË LEZHË – SHKODËR, DY TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërKORRUPSIONI I GJYQTARIT, POLICIA NDALON 2 SEKSERËT,NJËRI KUSHËRI