Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, pranga 3 shqiptarëve

Një rrjet prostitucioni është shkatërruar mëngjesin e kësaj të hënë në Nisë të Francës, me 17 persona të arrestuar. Mes personave të vënë në pranga ishin edhe tre shqiptarë, të cilët menaxhonin aktivitetin kriminal, që vepronte në Rivierën Franceze. Metoda që përdornin tutorët shqiptarë (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga mediat lokale) ishte e njohur për policinë: Ata i vendosnin vajzat në lagje të ndryshme të Nisës për tu prostituuar. Vajzat detyroheshin nga tutorët të jetonin në apartamente me qira në lagjet e varfra përgjatë stacionit hekurudhor Thiers. Përveç 3 tutorëve, katërmbëdhjetë prostituta u arrestuan gjatë aksionit. Hetuesit tashmë duhet të bëjnë dallimin mes vajzave të cilat punonin si prostituta, dhe të tjerave që e organizonin.

Artikulli paraprakTONIGHT – 10.10.2017
Artikulli tjetërI MORI 75 MIJË EURO ITALIANIT POLICIA PROÇEDON EDUARD NDOCAJN