Njoftim për Shtyp

Policia Shkodër: Arrestohet shtetasi në kërkim për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” Efektivat në Drejtorinë e Policisë Shkodër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, gjatë ditës së sotme në qytetin e Shkodrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: • Ardit Dumani 26 vjeç, banues në Shkodër. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasit u bë pasi: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.59 datë 18.02.2016, e ka dënuar me 16 (gjashtëmbëdhjetë) muaj burg për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 290/3 e 291 të Kodit Penal .

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRAMA VIZITON SHBA-të NË MUAJIN PRILL
Artikulli tjetërRusi, 62 të vdekur nga një rrëzim i aeroplanit