KLSH kallëzon në Prokurori ish-kryetarin e Komisionin e Prokurimit Publik, Gentian Kerri si dhe dy prej ish-anëtarëve dhe dy prej anëtarëve aktual të këtij institucioni për akuzat shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Në një auditim të kryer në këtë institucion për periudhën e veprimtarisë nga data 01.01.2015 deri më 31.08.2017, KLSH thotë se “Komisioni i Prokurimit Publik në shqyrtim të pjesshëm të disa prej ankesave të operatorëve të ndryshëm ekonomik (pjesëmarrës në procedurat e prokurimit) ka vendosur me pa të drejtë kualifikimin dhe shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë të skualifikuar nga KVO-të si dhe skualifikimin me pa të drejtë të disa operatorëve ekonomikë të shpallur si fitues në procedurat e prokurimit”. Gjithashtu, referuar gjetjeve të auditimit rezulton që KPP ka vendosur që të kualifikojë dhe shpallë si fitues operatorin ekonomik me ofertën më të lartë ndërkohë që asnjëri prej operatorëve ekonomikë nuk plotësonte kriteret kualifikuese Në total, për të shtatë rastet e vendimmarrjes së paligjshme të KPP-së, të shtjelluara këto më hollësisht në Raportin Përfundimtar të Auditimit, audituesit e KLSH-së kanë konkluduar në ekzistencën e një dëmi ekonomik prej 248,868,262 Lekë.

Për tre nga vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik të konstatuara me shkelje nga auditimi i KLSH-së, KLSH me shkresën nr. 859/7, datë 31.12.2017 i ka përcjellë organit të Prokurorisë kallëzim penal ndaj ish-Kryetarit të KPP-së (G.K.) si dhe dy prej ish-anëtarëve (S.K., J.H.) dhe dy prej anëtarëve aktualë (L.G. dhe H.B.) të këtij institucioni me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Vendimet ku janë konstatuar shkeljet -Vendimi nr. 302 datë 6.5.2016 në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “B3- Blerje barna gjaku dhe organet formuese të gjakut për nevoja spitalore” – Loti 12, me fond limit 55,127,233 lekë, i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) në vitin 2016. -Vendimi nr. 84 datë 19.2.2016 lidhur me procedurën e tenderit me objekt “Blerje furgon i blinduar i përdorur (copë 5)” – Loti II, me fond limit 15,500,000 lekë (pa TVSH), zhvilluar në datën 29.12.2015, nga autoriteti kontraktor Posta Shqiptare sh.a. -Vendimi nr. 43/2016, datë 22.01.2016, në lidhje me ankimin e bërë në lidhje me prokurimin me objekt: “Mirëmbajtje bazuar në performance segmentet rrugore Tirane-Ndroq-Romanat, Plepa Ura e Farkës etj 58,3 km (AK-Drejt. Rajonale Qendër Tirane)”, me fond limit 47,357,107 lekë. KLSH, thotë se në vendimet e mësipërme, KPP ka shpërfillur në mënyrë flagrante dokumentacionin bashkëlidhur ankesave të operatorëve ekonomik si dhe atë të operatorëve të tjerë ekonomik ndaj të cilëve drejtohej ankimi duke konkluduar më pas në mënyrë të paargumentuar në kualifikimin dhe skualifikimin e tyre, kjo e konfirmuar në një rast edhe nga vendimmarrja e Gjykatës Administrative, Tiranë.

Artikulli paraprak‘NË GJUNJË OSE TË VRAVA’, SHQIPTARI TERRORIZON TË RINJTË ME ARMË LODËR
Artikulli tjetërPËRPLASET NGA MAKINA 60 VJEÇARI NDËRRON JETË NË SPITAL