Nostalgjia për filmat shqiptar të realizuar nga kinematografia, emocionet dhe ngjarjet e ndryshme të përjetuara u sollën nga një pjesë e orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar në qendrën rinore Arka.

Në bashkëpunim me mjeshtrin Lorenc Radovani dhe professor Gjon Shllakun ky formacion orkestral organizoi aktivitetin muzikor të quajtur “Tinguj Muzike” duke sjellë kështu kolonat zanore të filmave shqiptar të dikurshëm

Violinisti i njohur Lorenc Radovani shprehet se risjellja e muzikës të disa filmave shqiptar është e domosdoshme për t’u njohur edhe nga brezi i ri.
Gridi Kraja, dirigjent dhe pjesë e formacionit orkestral që erdhi në Shkodër u shpreh se kolonat zanore të këtyre filmave shqiptar nuk duhet të lihen në harresë.

Në këtë mbrëmje muzikore u luajtën kolonat zanore të disa filmave të njohur si Dora e Ngrohtë, Lulëkuqet mbi mure por edhe filma të tjerë shqiptar dhe të huaj ndër më të njohurit si Aromë Gruaja dhe të tjerë.

Artikulli paraprakSHKODËR, KABO: TË RINJTË I KANË MUNDËSITË PËR SUKSES
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR-KQZ-së:JO VOTIME ME 30 QERSHOR