Pak pas mesnate, në një lokal në Bërdicë të Shkodrës ka shpërthyer një sherr pas një konflikti të çastit për motive të dobëta mes disa personave, ku ka mbetur i plagosur shtetasi F. F 34 vjec, banues në Shkodër.

Më pas kur kanë dalë nga lokali këta persona kanë thyer xhamat e parë të dy mjeteve të cilat ndodheshin në parkingun e lokalit. Njëri nga personat ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe është larguar së bashku me personat e tjerë me automjetet e tyre. Me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë mbërritur në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake hetimore është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit: A. K. 32 vjeç, banues në Lezhë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe zbardhjen e plotë te ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” ,”Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të kryera në bashkëpunim.

Artikulli paraprakGODITET BANDA E ÇUDITSHME E GRABITJES SË 80 000 EUROVE DJATHË
Artikulli tjetërSULMI NDAJ PARLAMENTIT, RRITET NUMRI I VIKTIMAVE