Skuadra e shpëtimit në Shkodër pranë Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nuk ka logjistikën e duhur dhe kjo është shqetësuese. E vetmja mënyrë për të përfunduar me sukses operacionet e shpëtimit në raste katastrofash por jo vetëm është pajisja e efektivëve me kapacitetet e nevojshme.

Një apel të tillë e bëri nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj gjatë një takimi në prefekturën e qarkut Shkodër në kuadër të projektit të përbashkët me Malin e Zi të quajtur “Katastrofat nuk njohin kufij” i cili ka mundësuar trajnimin e skuadrës të shpëtimit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë

Shpesh herë turistitët e huaj ndodhen mes vështirësive si shkak i ujërave të rrëmbyeshëm që janë në zona të ndryshme në Shkodër. Ardjan Zhuraj, drejtues i skuadrës së shpëtimit thotë se rrezikshmëria për turistët është e lartë ndaj përveç efektivëve duhen trajnuar edhe banorët për t’i dhënë ndihmë turistëve

Sekretarja e prefekturës së qarkut Shkodër Felek Brahimi tregon objektivat e projektit “Katastrofat nuk njohin kufij”

Shkodra është një vend që ka rrezikshmëri të lartë për katastrofa duke qenë se rrethohet nga ujërat dhe disa herë është përmbytur. Tashmë pjesë e trajnimeve do të jenë edhe vetë banorët për të ditur se si të reagojnë në situata të tilla të vështira

Projekti “Katastrofat nuk njohin kufij” ka nisur vitin e kaluar me trajnime të efektivëve shqiptar dhe malazez dhe tashmë do të vijojë edhe këtë vit duke synuar që të përfshihen edhe banorët më të prekur nga përmbytjet.

Artikulli paraprakSHKODËR, UNIONI NDAN ÇMIMET PËR GAZETARËT E VITIT
Artikulli tjetërSHKODËR, LAME: ABUZIMI SEKSUAL LUFTOHET NGA KOMUNIKIMI