Investimet në infrastrukturën rrugore, janë shtrirë në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës, në njësitë administrative dhe në qytet. Rruga “Zef Kakarriqi” në qytetin e Shkodrës, e cila ndodhet në një zonë më densitet të lartë banorësh në qytet si lagje rezidenciale, ka nisur të rikonstruktohet plotësisht.

Investimi i Bashkisë Shkodër me vlerë 65 milion lekë, parashikon ndërhyrje në infrastrukturën nëntokësore dhe mbitokësore.

Projekti do të realizojë kanalizimet e ujërave të bardha, kanalizimet e ujërave të zeza , linjën e ujësjellësit, bordura shtresë asfaltike, ndriçim LED dhe sinjalitikë vertikale e horizontale.Banorët thonë se në këtë rrugë, nuk është investuar prej rreth 30 vitesh.

Artikulli paraprakSHTOJ I VJETËR , FSHATI QË PO MBETË PA NJERËZ
Artikulli tjetërMASAKRA E PUKËS, TRE VËLLËZËRIT E DËNUAR NË GRËVË URIE