E marta ka nisur me aksidente ne qytetin e Shkodres, ku brenda pak oresh jane regjistruar dy te tille.

Aksidenti i parë është shënuar në Beltojë, ku një makinë tip Volsvagen me targa Kosove është përplasur me një benz ngjyrë të zezë. Si pasoje e aksidentit dy persona janë plagosur dhe ndodhen në spitalin e Shkodrës për të marrë mjekimin e duhur.

Vetem pak ore me vone, Policia e Shkodres ka njoftuar per nje tjeter aksident te ndodhur ne dalje te qytetit te Shkodres ku nje i ri ka plagosur një 93-vjeçar i cili ka përfunduar në spital në gjendje kritike.

Policia ben me dije se rreth ores 10:00 jane njoftuar se në aksin rrugorë Shkodër –Lezhë , tek lokal Freskia në dalje të qytetit kishte ndodhur një aksident. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se mjeti me targa AA616FL me drejtues G. D. 24 vjeç banues në Oblik, ka përplasur këmbësorin S. B. 93 vjeç, banues në Zues, i cili ndodhet në gjendje kritike për jeten.

Artikulli paraprakREAGON CIKALLESHI: KEQKUPTIM. E RËNDËSISHME TË FITOJË KOMBËTARJA!
Artikulli tjetërRAMA:META DO TA DEKRETOJË QEVERINË