Një përfaqësi banorësh e lagjes “Tre Heronjtë” protestuan këtë të enjte përpara prefekturës së Shkodrës për shkak se përbarimi i ka lënë atyre 10 ditë afat për të lëshuar banesat.

Tokës ku ata kanë ndërtuar shtëpitë i ka dalë pronari, ndërsa përmbarimi i ka kërkuar që deri neser të lëshojnë vullnetarisht shtëpitë në të kundërt do të gjobiten me 500 mijë secili kryefamiljar.Banorët kërkojnë që Ministria e Drejtësisë të bëjë të mundur hapjen e kësaj cështje dhe ta shqyrtojë që në themel nga pasi sipas tyre pronari i truallit ka fallsifikuar të gjitha dokumentat. Banorët arritën të takonin edhe Prefektin Paulin Radovani ku ky i fundit pas ii ka pritur në zyrë ka deklaruar se nuk mund të marrë përsipër të gjykojë vendimet e gjykatave duke i sugjeruar që cështjen ta rishqyrtojnë që në themel. 20 familjet janë vendosur në zonën e njohur si “Gjeologjia”  në vitin 1997 dhe ata u bënë pjesë e procesit të legalizimit në vitin 2006, por 5 vite më pas pikërisht në vitin 2011 janë thirrur nga prokuroria pasi pronari Nikolin Kujgjia kishte hapur gjyq për marrjen e këtij trualli.Kjo ka sjellë edhe bllokim të procesimit të legalizimit  ,ndërsa nuk kursejnë akuzat se shtetasi në fjalë është ndihmuar nga zyrtarë të lartë të asaj kohe.Në vitin 2009 ministria e energjitikes e privatizoi këtë truall e më pas Nikolin Kujgjia sipas banoreve arriti të falsifikonte dokumetatat e të  pervetësoje këtë toke pa dijeninë e ketyre të fundit pasi thonë se të gjitha seancat gjyqësore janë bërë pa praninë dhe përfaqësimin me avokatin e tyre.Cështja tashmë është dërguar për rekurs në Gjykatën e Lartë.  

Artikulli paraprakUNIVERSITETI, SHQYRTOHEN 13 ANKIMIMET NGA KOMISIONI I APELIT
Artikulli tjetërBUXHETI FAKTIK I 2015-ës, JA ANALIZA QË IU BË NË KËSHILL