Reforma në ndihmën ekonomike ka nxjerrë nga skema më shumë se 29 mijë familje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të fundit të INSTAT.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit përfituan ndihmë ekonomik rreth 52 mijë e 700 familje, nga rreth 81 mijë e 900 mijë familje që ishin në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017.

Ndërkohë në qytetin e Shkodrës shifrat paraqiten alarmante . Burime zyrtare bëjnë me dije se nga 3655 familje përfituese të vitit 2017,

këtë gjashtë mujor të parë të këtij viti përfitues të ndihmes ekonomike janë 1559 familje, pra 2096 familje janë përjashtuar nga skema e re e ndihmës ekonomike .

Nga të dhënat shihet se 58 % e familjeve që trajtoheshin me ndihmë nuk e marrin më atë
Duke pasur parasysh papunesine që mbizoteson në qarkun e Shkodrës dhe varfërinë që kanos mjaft familje , shifrat janë tepër të larta.

Shpesh në kronikat e dhena në Star Plus kemi pasur raste ku mjaft familje shprehën ankesën se ishin përjashtuar me pa të drejtë dhe se kriteret e përdorura nuk ishin tregues realë të situatës.

Ndërkohë problemet dhe debatet nga kjo skemë e re e ndihmës ekonomike kanë qenë të shumta, qoftë nga institucionet apo dhe nga qytetarët të cilët janë zvarritur derë më derë për tw kryer aplikimet në cdo muaj.

Mirëpo teksa numri i familjeve është shkurtuar me ritme të larta, masa e ndihmës për familje ka shënuar një rritje të lehtë. Në gjashtëmujorin e parë të 2018 paga mujore ishte rreth 5,100 lekë, nga rreth 4,200 lek

ë që ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

 

Artikulli paraprakKËRKONTE BAGËTITË, I MOSHUARI BIE NË PËRRUA, HUMB JETËN AKSIDENTALISHT
Artikulli tjetërARRESTIMET NË SPITAL, REAGON DEPUTETI BARDH SPAHIA