Një fëmijë 9 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor në qytetin e Shkodrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korrikut”, ndërsa shkaktar i aksidentit është 24 vjeçari malazez me iniciale A.D, i cili drejtonte një automjet tip Volvo.

Policia thotë se fëmija ndodhet në spitalin rajonal Shkodër, në gjendje të rendë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-DINAMO 2-0, SHKODRANËT ME 9 PIKË TË PLOTA
Artikulli tjetërTRAFIKANTI SHQIPTAR HUMB NDJENJAT NË GJYKATËN ITALIANE