Sërish ka rënë numri I personave ditorë të infektuar me COVID-19. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë konfirmoi vetëm 3 raste të reja prej të cilave 2 na bashkinë Shkodër dhe 1 rast në bashkinë Vau Dejës. Të infektuar aktivë në nivel qarku janë më shumë se 100 raste aktive duke bërë që të renditet e treta pas Tiranës dhe Korçës.

Ndërsa të shtruar në spitalin e Shkodrës për të dytën ditë janë vetëm 2 pacientë të infektuar me koronavirus. Të dy pacientët janë në gjendje të rëndë dhe të shtruar në reanimacion. Pavarësisht situatës në dukje pozitive, nuk ndalet testimi i të gjithë qytetarëve të cilët shfaqin shenja të infektimit me koronavirus.

Deri më tani janë kryer 39 mijë vaksinime në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës. Pa u ndalur vijon edhe monitorimi I institucioneve shtetërore dhe biznesve te cilat janë cdo ditë në shërbim të qytetarëve. Shkodra renditet qarku i dytë në të gjithë vendin për nga numri i lartë i rasteve aktive.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që te tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë protokollin anti-COVID edhe gjatë kësaj periudhe ku ka rënë ndjeshëm numri i infektimeve. Gjithashtu këshillohet që për cdo simptomë qytetarët të konsultohen me mjekun e familjes.

Artikulli paraprakSHKODËR, “URA DERVISHBEG” RRUGA ME PENGESA
Artikulli tjetërVRASJA SHKODËR, “ARREST ME BURG” PËR 15 VJEÇARIN