Me ndarjen e re territoriale në Bashkinë e Shkodrës janë regjistruar 4300 familje në skemën e ndihmës ekonomike, ndërsa janë përjashtuar 200 familje sepse pas verifikimeve në dosjet e përfituesve ka rezultuar si abuzues në skemën e ndihmës ekonomike.

Këtë e bëri të ditur përgjegjësi i zyrës së ndihmës ekonomike Shkelzen Mustafaraj. Ndërkaq Mustafaraj tregon se vetëm në qytetin e Shkodrës janë 750 familje të cilat plotësojnë kushtet për të përfituar kompensim të energjisë elektrike.Ky kompensim që më parë bëhej një herë për cdo 4 muaj, tashmë po bëhet një herë në cdo muaj. Mustafaraj tregon se ka edhe ndryshime te tjera ne skemen e ndihmes ekonomike sepse per femijet e shkollave 9- vjecare ka nje shtese per te cilen duhen ndjekur procedurat perkatese.Keto ndryshime te keshillit te ministrave per skemen e ndihmes ekonomike jane qofte per lehtesim e po ashtu edhe per te bere te mundur shmangien e ndonje abuzimi te mundshem.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, RREBESHE DHE BRESHËR
Artikulli tjetër“FUSHA E DRURËVE”, BANORËT KONSUMOJNË UJË TË NDOTUR