Rruga që bën lidhjen mes 2 lagjeve të vjetra në periferi të qytetit të Shkodrës, Tepe dhe Ajasëm prej vitesh nuk njeh inevstime në infrastrukturën rrugore. Janë të shumtë banorët të cilët përmes kronikave të Star Plus I kanë bërë apel institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë në ndërtimin e saj por çdo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër.

Një nga banorët e zonës, tregon se për t’u lidhur me pjesën tjetër të qytetit është e detyruar të kalojë në këtë rrugë çdo ditë ku përballet me gropat e mbuluara nga uji dhe mbetutrinat e hedhura në të dyja krahët e rrugës.

Inertet e hedhura në këtë zonë kanë ngushtuar rrugën së tepërmi duke I detyruar kalimtarët të kalojnë ngjitur me gropat e mbushura me ujë.

Kjo rrugë, me gjatësi vetëm 600 metër ka mbetur peng I premtimeve elektorale ndër vite ku ndërtimi I saj ishte kërkesa e vetme e banorëve të kësaj zone.

Artikulli paraprakBBC: KONFUZIONI EUROPIAN PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE USHQEN ZHGËNJIMIN NË SHQIPËRI DHE MAQEDONINË E VERIUT
Artikulli tjetërRIKUALIFIKIM URBAN BLLOKU I BANIMIT “DAUT BORIÇI”