Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të dënojë 13 vite burgim biznesmenin Kacjolin Zefi nga Shkodra, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim është ulur me gati 5 vite, duke bërë që Zefi përfundimisht të dënohet me 8 vite e 8 muaj burgim.

Zefi u deklarua fajtor nga gjyqtarja Miliana Muça, për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Kacjolin Zefi është arrestuar nga policia në datë 26 nëntor 2016, pasi akuzohet si pronari i 700 kg kanabis, që u sekuestruan në portin e Durrësit, me destinacion Italinë.

Zefi u arrestua në Aeroportin e Rinasit dy ditë pasi u sekuestrua droga, teksa po kthehej nga Italia për në Shqipëri.

Biznesmeni i konfesioneve Kacjolin Zefi, 51 vjeç u akuzua nga policia se kishte porositur lëndën narkotike, ndërsa shoferi që po e transportonte me kamion drejt Italisë u lirua

.Megjithëse është marrë i pandehur për tentativën e trafikimit të drogës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda,

biznesmeni Kacjolin Zefi gjatë fazës së hetimit ka pretenduar se paratë e siguruara prej tij dhe pasurinë që ai disponon, e ka falë biznesit familjar të përpunimit dhe eksportimit të konfeksioneve dhe veshjeve me shumicë.

Gjatë 27 shtatorit 2017 me urdhër të gjykatës së Shkodrës, u bë sekuestro e pasurisë së biznesmenit Kacjolin Zefi, i cili sipas policisë së shtetit është i arrestuar për trafik droge në 29 nëntor 2016, teksa donte të kalonte nga porti i Durrësit 700 kg drogë.

Kacjolin Zefit i janë sekuestruar 246 m2 pasuri e paluajtshme dhe 3 automjete luksoze me vlerë 310 mijë euro makina dhe apartamente Automjetet i përkasin tipave luksoze si “Ferrari”, “Porsche”, “Peugeot” me vlerë 10 mijë euro.

Artikulli paraprakSPEKTAKËL NË QIELL PAS “HËNËS SË PËRGJAKUR”
Artikulli tjetërSHKODËR, PROMOVOHEN PIJET TRADICIONALE TURKE