Kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli ishte i ftuari i radhës në emisionin “Tonight” të gazetarit Erzen Koperaj në Star Plus Televizion. Kryesisht biseda u përqëndrua në situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit ndërsa Amuli tha se PD ka qenë e pranishme në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Duke folur edhe për disa çështje të tjera, kreu i PD Shkodër deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha prapa sa i përket integrimit në Bashkimin Europian që pas ardhjes në pushtet të kryeministrit Rama.

Gjatë emisionit “Tonight” teleshikuesit u bënë pjesë përmes mesazheve të tyre të shumta duke marrë edhe përgjigjet nga kreu i PD Shkodër Xhevdet Amuli.

Artikulli paraprakSHKODËR, DORËHIQET GJYQTARJA E APELIT MARINA RRABOSHTA
Artikulli tjetërSEKUESTRO PREVENTIVE PËR MBI 500 MIJË EURO PASURI