Një 59-vjeçar nga Laçi është arrestuar nga policia e Shkodrës për plagosje të rëndë me dashje.Në pranga ka rënë shtetasi Prek Thana. Po kështu u ndalua dhe shtetasi i shpallur në kërkim policor Ardian Breishta 30 vjeç, banues në Theth, për veprat penale “Vetëgjyqësia” “Kanosja” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.”Këta shtetas, në muajin dhjetor 2019 janë proceduar penalisht, pasi shtetasi Ardian Breishta, bashkë me shtetasen K. B. (e proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”) kanë ndërtuar pa leje dhe janë denoncuar në organet e Policisë nga shtetasi Prek Thana.

Për këtë rast janë kryer veprimet hetimore dhe janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër” sqaron policia.Por ditën e djeshme shtetasi Ardian Breishta është konfliktuar fizikisht me shtetasin Preke Thana dhe për pasojë 30 vjecari Breishta ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë në një tjetër rast policia ka bërë arrestimin në flagrancë i shtetasit, E. T. 57 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, ShkodërArrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë nga Inspektoret e Kontrollit të Autoritetit Mbikqyres të Lojrave të Fatit Tiranë,

në lokalin Bar Bufe që ka në perdorim në lagjen “Naim Gjylbegu”, duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe ju sekuestrua në cilesinë e provës materiale një paisje elektronike smartphone i cili kishte të hapur një faqe të basteve sportive.

Artikulli paraprakISH PRESIDENTI NISHANI: QEVERIA IKËN ME LËVIZJEN QYTETARE
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA HUMB ME PEJËN NË BALKAN LEAGUE