Shërbimet e Drejtorisë të Policisë Vendore Shkodër në vazhdimësi të Planit Operacional të kontrolleve të vazhdueshme duke goditur trafiqet e paligjshme të lëndëve narkotike

, në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët realizuan arrestimin në flagrancë të shtetasve: Dritan Hoxha 32 vjeç, banues në Shkodër. Ergys Durovi 25 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi: Në vendin e quajtur shesh parkimi, pranë Univeristetit Shkodër ,u kapën në flagrancë nga shërbimet e Drejtorisë Vendore Policisë Shkodër, pasi nga kontrolli i ushtruar, shtetasve  iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.2 (tre pikë dy) gram lëndë narkotike e llojit Mariuanë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve” & ”Në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 283 e 25 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHBA, PRITET NJË STUHI E MADHE DËBORE
Artikulli tjetërBLUSHI: OPOZITA E SOTME SKA MORAL TË FLASË PËR 21 JANARIN