Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë 37-vjeçari Artur Ahmeti, banues në Barbullush, Vau i Dejës.

Ky shtetas ishte dënuar në Itali me 4 vjet e rreth 4 muaj burg për arratisje nga burgu dhe shfrytëzim prostitucioni.

Ndalimi i shtetasit Artur Ahmeti, u bë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, e cila e ka shpallur person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi në Itali,

pasi Gjykata e Apelit Torino/Itali, , e ka dënuar me 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burg për veprat penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, KATËR PLAGOSJE NË NJË JAVË
Artikulli tjetërSUPER-OPERACION ANTIDROGË NË SHQIPËRI