Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar 11 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim duke finalizuar operacionin e koduar “Maranaj”. Dhjetra forca policie të njësisë RENEA, FNSH dhe Shqiponja kanë zbarkuar që në 4 të mëngjesit në Shkodër duke arrestuar shtetasit të cilët dyshohen për veprat penale “Pastrim i Produkteve të Veprës Penale”,

“Ushtrim Aktiviteti financiar të paliçensuar”, “Shpërdorim Detyre”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve” dhe “Moskallëzim krimi”. Arrestimi i 11 shtetasve dhe shpallja në kërkim e 5 të tjerëve është bërë për shkak se dyshohen të përfshirë në dhënien hua jashtë sistemit bankar të shumave të konsiderueshme parash.

Gjatë operacionit “Maranaj” policia ka sekuestruar 239 mijë euro dhe 272 dollar cash si dhe disa mjete të tjera, armë apo kompjutera.

Në këtë operacion morën pjesë 160 forca policore dhe 30 automjete të policisë, përfshirë edhe automjete për transportim mjetesh transporti ndërsa prej disa muajsh policia dhe prokuroria kanë përgjuar shtetasit e arrestuar dhe ata që janë shpallur në kërkim

Artikulli paraprakOPERACIONI NE SHKODER, REAGON MINISTRI LLESHAJ
Artikulli tjetërSHKODËR, REGJISTRIMI I PESHKATARËVE AMATOR