Në dy ditët e fundit në qarkun Shkodër nuk është shënuar asnjë qytetarë i infektuar me Covid 19 shprehet Dhurata Hysa epidemologia në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër. Ndonëse çdo ditë janë kryer rreth 60 testime numri i personave që rezultojnë pozitiv me virusin ka qënë zero.

Rënia në zero e numrit të të infektuarve është një tregues se pandemisë po i vjen fundi. Megjithatë epidemiologia Hysa i bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm.

Paralelisht me testimet vazhdon puna edhe për vaksinimin e qytetarëve të qarkut Shkodër me të tre dozat e vaksinës.

 

Artikulli paraprakAKU: QYTETARËT TË NDËRGJEGJËSOHEN PËR ETIKETAT
Artikulli tjetërDITA E KONSUMATORIT, “NUK KEMI SIGURI TEK USHQIMET”