Hapësira prej 37 mijë metrash katrorë është studiuar nga afër nga drejtuesit e Emergjencave Civile të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë shtete këto që kanë një marrëveshje të përbashkët në rastet e katastrofave apo emergjencave të ndryshme. Ishte parashikuar një qendër multifunksionale për emergjencat civile për të gjitha shtetet e ballkanit.

Ne projekt eshte parashikuar nje hapsire për uljen e helikopterëve, e cila do shërbejë për shuarjen e zjarreve, por edhe evakuimin e të përmbyturve në raste emergjencash, apo edhe për trajnime të ndryshme që mund të na shërbejnë.

Por ky projekt mesa duket ka mbetur vetëm në letër dhe puna jo vetëm që nuk ka nisur por godinat e ish-repartit ushtarak janë kthyer tashmë në gërmadha. Sic shikohet edhe përmes pamjeve të filmuara me dron godinat e shkatërruara i ngjajnë një zone të sapo dalë nga lufta.

Reparti ushtarak I Rrencit u braktis pas trazirave te dhunshme te vitit 1997 për tu për tu përdorur në vitin 2010 si qender e përbashkët për strehimin e disa qindra familjeve banesat e të cilave u përmbytën nga reshjet dhe shkarkimet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit.Tashmë ndërtesat e ish repartit ushtarak të Rrencit janë thuajse të shkatërruara për shkak të braktisjes prej më shumë se 2 dekadash ndaj për shndërrimin e tyre në një qender multifunksionale të emergjencave kërkohen fonde të konsiderueshme.

Nga projekti ambicioz, ky repart po shkon drejt shkaterrimit te pakthyeshem, e qe do te rriste koston e nderhyrjes per shtetin.Megjithate projekti ka mbetur ne leter edhe pse nje investim i tille u deklarua nga ish- kreu i emergjencave civile te shqiperise Shemsi Prençi .

Ne ate promoncim u tha se ne vitin 2017 do niste te merrte jete ky investim i cili do ishte gati per shfrytezim ne nje hark kohor prej 4 vitesh.Është zgjedhur pikërisht që ky projekt të realizohet në Shkodër, duke pasë parasysh se ka gjithnjë risk për përmbytje, ndaj do jetë një ndihmë e madhe kjo qendër në raste se do të ngrihet.

Artikulli paraprakSHKODËR, DITA E TË GJITHË SHENJTORËVE
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN LEZHË-SHKODËR, MJETI PËRPLAS MOTORIN