Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ) dhe Citizens Channel prezantojnë sondazhin e  bërë në degët  e gazetarisënë universitet publike në vend  për përvojat e punësimit dhe  lidhjet e  degëve të gazetarisë me praktikën profesionale dhe punësimin.

Dega e gazetarisë në Universitetin e Shkodrës,sipas këtij sondazhi, rezulton të ketë përformancën më të mirë sa i takon mundësisë së  praktikës profesionale apo gjetjes së punës  nëpërmjet universitetit.

Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ) dhe Citizens Channel zhvilluan një takim të hapur me studentët e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, nëUniversitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ata u njohën me gjetjet e një sondazhi të zhvilluar nga ACQJ dhe Citizens Channel, ku 492 studentë të gazetarisë në Universitetet e Tiranës, Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit janë pyetur rreth përvojave të punësimit dhe njohurive që kanë mbi mekanizmat ligjorë që garantojnë mbrojtjen e gazetarëve.

Sondazhi synon të hedhë dritë edhe mbi lidhjet e Fakulteteve të Gazetarisë me tregun e punës dhe mundësitë që ofrohen për praktika dhe punësim pas studimeve. 33% e studentëve në Universitetin Luigj Gurakuqi janë përgjigjur se kanë gjetur mundësi punësimi apo praktike nëpërmjet Universitetit apo programit mësimor, çka dëshmon për një lidhje të fortë të departamentit të gazetarisë me tregun mediatik lokal dhe kombëtar.

Garantimi i të drejtave ligjore gjatë marrëdhënieve të punës dhe internship-it ishin tema kryesore e diskutimit me gazetarët e rinj. Gjetjet kryesore, të përpunuara nga kërkuesi Emiljano Kaziaj, paraqesin një panoramë shqetësuese. 61% e të rinjve të anketuar tregojnë se nuk kanë nënshkruar një kontratë me punëdhënësit gjatë eksperiencave të tyre të punësimit.

Rezultatet e anketës tregojnë për raste të gazetarëve të rinj që janëpërgjigjur se iu janë shkelur të drejtat e punës, por 89% e tyre tregojnë se nuk i kanë referuar askund këto shkelje. Diskutimi u ndoq nga një prezantim i detajuar i kuadrit ligjor që mbron marrëdhëniet e punës për profesionistët e rinj të medias.

Studentët u njohën me të drejtat që garantohen nga Kushtetuta, Kodi i Punës dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, si edhe me shembujt më të mirëtë rregullimeve ligjore të internshipit.

Prezantimi vijoi me një krahasim të praktikave Evropiane me ato Shqiptare, duke u përmbyllur me një diskutim mbi zgjidhjen e problematikave.

Takimi u zhvillua në kuadër të projektit “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i të ardhmes së gazetarëve të rinj dhe atyre të ardhshëm”, një iniciativë e implementuar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Citizens Channel, mbështetur nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Institutit Shqiptar të Medias dhe Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IJF).

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR,SHPEJT INVESTIME NË UJËSJELLËSA
Artikulli tjetërSHKODER , DEGA E ARTEVE HAP EKSPOZITE