Shkrimtari Visar Zhiti ishte i ftuar në famullinë e Shkodrës për të dëshmuar mbi figurën e shenjtores Nënë Tereza dhe lidhjen e tij me bamirësen shqiptare. Visar Zhiti duke folur përpara të rinjve të famullisë dhe besimtarëve të tjerë tregoi se si e njohu Nënë Terezën kur ishte në burg për poezitë e tjera kur ajo mori çmimin Nobel për paqen.

Një moment tjetër interesant janë fillim vitet ’90 kur shkrimtari Zhiti shkoi në Itali dhe u surprizua kur televizioni italian Rai jepte çdo natë lutjen e shenjtores Nënë Tereza
Shenjtorja Nënë Tereza arriti të përballojë largësinë me nënën dhe motrën e saj të cilat pavarësisht kërkesave regjimi monist nuk i lejoi të bashkoheshin

Famullia “Shën Shtjefni” në Shkodër në kuadër të 3-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës po zhvillon një sërë aktivitetesh gjatë gjithë kësaj jave mes të cilave edhe ky takim me shkrimtarin Visar Zhiti dhe dëshmitë e tij për shenjtoren Nënë Tereza.

 

 

Artikulli paraprakKURBIN, ARRESTOHET 45-VJEÇARI NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR
Artikulli tjetërMINISTRJA DENAJ: NË SHTATOR NË SITË FIRMAT E NDËRTIMIT