Plani i zhvillimit vendor shihet si dokumenti themelor që do të projektojë të ardhmen e 15 viteve në vazhdim të bashkisë Shkoder.

Me këtë përkufizim e kanë përshkruar punën që po bëhet në këtë drejtim, Kordinatori Ledian Bregasi,ne takimin e zhvilluar me të rinjtë e qytetit të Shkodrës pasditën e së premtës në ambientet e bibliotekës Marin Barleti.

Ndërkohë Bregasi, shprehet se Shkodra ka potencial fiziko-gjeografik për të thithur turizëm dhe për të krijuar ekonomi lokale.

Gjithashtu takimi përkon në krijimin e strategjive për ta shfrytëzuar këtë mundësi gjatë gjithë vitit pasi Shkodra e ka këtë mundësi.

Gjithashtu Bregasi thekson se takimi me të rinjtë është mënyra më e mirë për të diskutuar mbi ndryshimet që duhet të ndodhin mbi qytetin e Shkodrës pasi janë këta të fundit e ardhmja e vendit, ata që nesër do e kenë në dorë fatin e qytetit.

 

Artikulli paraprakRADHË KILOMETRIKE NË MORINË
Artikulli tjetërSFIDA PËR HAPJEN E RRUGËS SË THETHIT