Drejtori i burgut të Reçit Gëzim Selimi ka dhënë dorëheqjen ngaky post. Dorëheqja e tij është paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Ende janë të paqarta arsyet e kësaj dorëheqje por Selimi ka marrë këtë vendim të papritur. Në janarin e 2018-ës u përzgjodh në këtë post pas një konkursi të zhvilluar dhe një proces që zgjati jo pak.

Pas pothuajse 1 viti e gjysëm në këtë detyrë drejtori selimi është dorëhequr. Tashmë duhet pritur nëse do të ketë sërish një konkurs për të përzgjedhur drejtorin e ri apo do të emërohet direkt emri i ri që do drejtojë burgun e Reçit në Malësinë e Madhe.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË HYRJE TË SHKODRËS, NJË E PLAGOSUR
Artikulli tjetërVELIPOJË, KULLAT E VROJTIMIT PA ROJE BREGDETARE