Në Shkodër ka nisur edicioni i 10-të i festivalit të animuar “AniFest Rozafa”, që tashmë është kthyer në një traditë të bukur. I pranishëm në këtë edicion të 10-të ishte edhe Bujar Kapexhiu, regjisori, skenaristi dhe karikaturisti i njohur shqiptar i cili tha se edicioni i 10-të i filmit të animuar përkon me 44 vjetorin e filmit të parë vizatimor shqiptar ndërsa thotë se filmi vizatimor është në vështirësi nga mungesa e financimeve

Drejtori artistik i “AniFest” Rozafa 2019, Artan Maku shprehet se ky aktivitet madhor pasi nisi shumë mirë u la në harresë duke mos patur vëmendjen e duhur si shkak i ndryshimit të politikave por sipas tij fëmijët janë më të fortë se politika dhe se ky aktivitet nuk mund ta ndalojnë

Edhe për Eduart Makrin, drejtor i qendrës kombëtare të kinematografisë filmi i animuar në Shqipëri është në vëshirësi dhe qendra që ai drejton ka marrë një vendim serioz për ta mbështetur “Anifest Rozafa 2019”.

Edhe këtë vit janë paraqitur një numër i konsiderueshëm filmash të animuar për fëmijët në sallën kinema “Millenium” në qytetin e Shkodrës ndërsa bashkëmoshatarët e tyre kanë mundur mundësi që t’i ndjekin këto filma.

Artikulli paraprakARRESTOHET NË SHKODËR ATENTATORI I PROKURORIT
Artikulli tjetërSHKODËR, BUJAR KAPEXHIU: QEVERIA E PAKUJDESSHME PËR ARTIN