Fotografi nga Maqedonia e Veriut, Osman Demiri ka hapur ekspozitën personale “Nirvana” në galerinë “Oda” në qytetin e Shkodrës. Ai tregon se kjo është ekspozita e parë individuale në Shkodër.

Drejtuesja e galerisë “Oda” Rozafa Shpuza tregon kënaqësinë për hapjen e kësaj ekspozite.

Fotografi Osman Demiri ka hapur edhe ekspozita të tjera në qytetin e Shkodrës, por në bashkëpunim me artistë të tjerë, ndërsa kjo është e para ekspozitë individuale që hap. Punimet e tij I prezantoi para miqve nga Shkodra, Maqedonia e Veriut dhe jo vetëm.

Artikulli paraprak100 VJETORI, KËNDI AMERIKAN MBËRRIN NË KOPLIK
Artikulli tjetërSHKODËR, NATA E DYTË E FESTIVALIT TË KËNGËS PËR FËMIJË