Në shtëpinë muze “Oso Kuka në Shkodër” u hap ekspozita “Kids Art Expo”, ku gjashtë nxënëse të talentuara të shkollave 9 vjeçare në Shkodër prezantuan pikturat e tyre. Kuratorja Nereida Curri bën me dije se nxënëset kanë zgjedhur një temë përmes së cilës kanë sjellë mesazhe të ndryshme tek moshatarët por jo vetëm.

Ndërkohë, piktoret e vogla tregojnë arsyet e përzgjedhjes së temëave të tyre.

Ekspozita e pikturës tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve të cilët u njohën nga afër me punimet e gjashtë nxënësve që kanë pasion pikturën. Disa prej tyre kanë hapur edhe ekspozita të tjera, duke u bërë kështu përmes talentit pjesë e pandashme e botës së artit dhe kulturës.

Artikulli paraprak“UNË E DUA MË SHUMË NATYRËN DHE SHQIPËRINË”
Artikulli tjetërFATOU, GORILLA MË E VJETËR NË BOTË FESTON SOT 65 VJETORIN