Sot ështe bërë takimi i KMC me një pjesë të anëtarëve për të  nxitur akoma më shumë bashkitë në plotësimin e listave në vijim të VKM.nr 246, dt.19.03.2020, të cilët kanë reaguar në plotësimin e listave dhe dërgimin e tyre konform  udhezimeve.

Nga DVP janë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë publike në të gjithë territorin e Qarkut, nëpërmjet postoblloqeve të ngritura në 15 pika në bashkëpunim me strukturat FNSh, Ushtrisë, policive Bashkiake, ku po zbaton urdhërat për ndalimin e qarkullimit në të gjithë territorin e Qarkut. Nga DVP janë marrë gjithsej 33 masa administrative, prej të cilave,  2 masa për thyerje karantine, neni 3/4, 11 masa për lokalet, neni 3/7, dhe 11 masa për lëvizje të këmbësorëve jashtë orarit, neni 3/17.

Nga Filiali i Postes Shqiptare, janë shpërndarë në banesa deri sot gjithsej rreth 1029 pensione, prej të cilëve në qytet, 329, në fshat 700. Nga NJKVSh, vazhdon ndjekja e situatës epidemiologjike në të gjithë territorin e Qarkut për mbikqyrjen e të gjithë individëve të kthyer nga vendet e infektuara, për të respektuar rregullat e vetkarantinimit dhe te distancimit social të qytetarëve, zbatimin e rregullave nga personelet e sherbimit ndaj popullatës, si dhe telefonimin e të sëmurëve kronike për t’i asistuar dhe zbatuar rregullat në shtëpi e vijimin e shpërndarjes së barnave në shtëpi ndaj pensionistëve mbi moshën 65 vjec. Jemi në pritje të përgjigjeve të 10 mostrave të derguara ne ISHP.

Nga bashkitë ka vijuar puna për plotësimin e listave konform udhëzimeve të deleguara si dhe dezinfektimi i rrugëve, trotuareve, lulishteve  ambienteve spitalore të cilat bëhen çdo ditë si dhe ofrimin e shërbimeve imediate ndaj komunitetit nëpërmjet KUZ për riparimin e defekteve, pompave dhe  pastrimin e kanaleve. Nga Bashkia Shkodër janë mbështetur me pako ushqimore gjithsej 102 familje dhe individë në qytetin Shkodër dhe NjA Guri Zi, Dajc, vazhdon procesi shpërndarjes në NjA Berdicë, Velipojë dhe Ana Malit. Vazhdon të ndiqet dhe monitorohet edhe situata e krijuar nga reshjet e dëbores kryesisht në zonat malore në NjA Shalë, Shosh në Bashkinë Shkodër dhe bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz për mbajtjen hapur të gjitha akseve nacionale.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 24.03.2020
Artikulli tjetërBANKA E SHQIPËRISË PRITET QË TË ULË SOT NORMËN BAZË NË NIVELE MINIMALE HISTORIKE, PËR NXITJEN E EKONOMISË SË ‘SËMURË’