Qyteti I Shkodrës vazhdon të mbetet akoma I zbukuruar nga dekori I festave të fundvitit. Ky dekor, tradicionalisht, vendoset në 6 dhjetor dhe hiqen një muaj më vonë, në po këtë datë. Pavarësisht se jemi dy ditë më pas, vihet re se dekori festiv vazhdon të mbetet po aty dhe se bashkia Shkodër nuk është angazhuar në heqjen e pemës, dritave apo edhe të tjera zbukurimeve të vendosura në të gjithë qytetin. Duke filluar nga pedonalja “Kol Idromeno”, rruga “28 Nëntori”, sheshi përpara Bashkisë Shkodër dhe bulevardi “Zogu i Parë” në lagjen “Parrucë” por edhe rrugë të tjera janë akoma të dekoruara.

Tashmë që edhe sezoni I festave ka përfunduar, një veprim I tillë është më se normal, për të treguar kështu se I gjithë qyteti I kthehet ditëve normale të puëns dhe angazhimeve të tjera. Edhe vite të tjera, dekoret festive të dritave që dhurojnë një spektakël shumëngjyrësh gjatë mbrëmjeve apo edhe zbukurime të tjera nuk janë hequr pas përfundimit të sezonit festiv.

Në pedonalen pranë bashkisë Shkodër edhe këndi I lojërave vazhdon punën me të njëjtin ritëm si gjatë festave, për të treguar se ndoshta as qytetarët nuk duan që kjo periudhë kaq festive të përfundojë. Megjithatë, duke marrë parasysh faktin se çdo qytetar apo edhe institucionet shtetërore I janë rikthyer rutinës së përditshme, heqja e dekoreve duhej të kishte filluar prej ditësh.

Tradicionalisht dritat e festave ndizen që në datën 6 dhjetor, e kthyer tashmë në traditë, dhe 6 janari është dita e fundit që ato ekspozohen në qendrat e qyteteve. Qyteti i Shkodrës, ndryshe nga të gjithë, vazhdon të mbajë detajet festive, edhe pse roli i tyre tashmë ka humbur funksionin.

Artikulli paraprakQYTETARËT: TË HIQET PARKINGU ME PAGESË NË SPITAL
Artikulli tjetërGRUDË E RE, TË SHTËNA ARMËSH NË DREJTIM TË NJË BANESE