Gratë, vajzat dhe fëmijët që janë pjesë e projektit “Fuqizojmë familjen nepërmjet gruas” kanë zhvilluar në qendrën Kolping në Shkodër një aktivitet festiv.

Një prej psikologeve të projektit Ermira Frroku shprehet se familja ka shumë probleme të mëdha ndaj ky projekt që ka hyrë në vitin e dytë ka në fokus gratë dhe vajzat që janë në zonat rurale.

Aktiviteti që u zhvillua në qendrën Kolping kësaj radhë në fokus kishte argëtimin kryesisht të fëmijëve të pranishëm.

Fëmijët kanë kaluar disa çaste ndryshe në praninë e animatorëve, lojërave dhe muzikës ndërsa ky projekt ka donator famullinë e Fuldes në Gjermani

Artikulli paraprakSHKODËR, VJEN SI PREMIERË DRAMA “JUGORI”
Artikulli tjetërFAMILJA QË PRET FESTAT ME TRYEZËN BOSH