Java e grave kushtuar festave të 7-8 marsit nga bashkia Shkodër një prej aktiviteteve të veçanta ka edhe ekspozitën e hapur në Galerinë e Arteve nga piktoret gra të qytetit të Shkodrës të cilat sollën punimet e tyre në këtë ekspozitë kolektive.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se përmes artit të këtyre grave synohet që të përcillet një mesazh për të gjitha gratë shkodrane se gjithçka është e mundur.

Pjesa më e madhe e punimeve në këtë ekspozitë kolektive të piktoreve gra të Shkodrës trajtojnë çështje të ndryshme duke dhënë edhe mesazhe sociale. Ndërkohë do të ketë edhe një sërë aktivitetesh të tjera në kuadër të javës së grave nga ana e bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZYRA ARSIMORE FESTON DITËN E MËSUESIT
Artikulli tjetërRUDINA HAJDARI, RALF GJONI, MALIQI E GJUZI…17 DEPUTETËT E OPOZITËS QË VOTUAN KUNDËR ANTI-KÇK, KUSH ABSTENOI /LISTA