Një shtetas është hedhur nga një pallat në Shkodër por ka arritur që të shpëtojë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër.

Mesohet se shtetasi nga Shkodra është hedhur nga kati i tretë por sipas burimeve ka arritur që të shpëtojë. Sipas burimeve ky person vuan me probleme të shëndetit mendor.

Shtetasi në fjalë ,emri i te cilit nuk dihet akoma ka pesuar dëmtime në kokë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po i jepet ndihma e parë.

Informacion Paraprak

Më datë 14.06.2018 në orën 17:15, jemi njoftuar se në lagjen “Salo Halili” Shkodër, ka rënë nga lartësia e katit të tretë të një pallati shtetasi K. M. 42 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija, Shkodër, i cili vuan me probleme mendore.

Si pasoje e rënies, ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakÇEL SIPARIN BOTËRORI ‘RUSI 2018’, RUSIA SHKATËRRON 5:0 ARABINË SAUDITE
Artikulli tjetërSHQIPTARI PËRPLASET TRAGJIKISHT NË AUTOSTRADË