Një 57 vjecar që po udhëtonte me automjetin e tij tip Golf me targa AA 502 IM ka gjetur vdekjen si pasojë e një infarkti.

Viktima sipas policisë është Isa Qardaku banues në fshatin Vukatanë. Ngarja u regjistrua rreth orës 12.55 të së henes ne aksin rrugor Shkoder-Muriqan në vendin e quajtur kthesa e Oblikes. Në momentin që ka pasur komplikacione në frymëmarrje 57 vjecari ka vendosur këmbën në frena për të ulur shpejtësinë me qëllim pë të shmangur ndonjë aksident të mundshëm. Megjithatë automjeti është pëprlasur me kazanat e mbeturinave që ndodhen në anë të rrugës.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca e cila bërë të mundur trasnportimin e trupit për në morgun e spitalit rajonal.Ndërkohë në vendngjarje mbërriti edhe një grup hetimor i cili është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakVETINGU, LSI PERJASHTON DEPUTETIN
Artikulli tjetërGJYLI: KUJDES ME UJIN E PUSEVE DHE SHPIMET NËNTOKËSORE, TË PASIGURTA