Valdrin Pjetri do të jetë Prefekti i ri i Shkodrës. Aktualisht ai mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekave dhe lëvizja bëhet pas shkrirjes së këtij institucioni me ALUIZNI-n.Valdrin Pjetri do të zëvendësojë Çesk Milljen, i cili mbante postin e Prefektit të qarkut të Shkodrës prej shtatorit 2017.

Me një karrierë të gjatë ushtarake, Millja e mori këtë detyrë pas nismës së kryeministrit Rama për të vendosur në krye të prefekturave ish-ushtarakë.Valdrin Pjetri ka lindur në vitin 1981 në Shkodër dhe është specializuar në fushën e financës dhe menaxhimit.

Pjetri në vitet 2014-2015 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes. Më pas ka qenë Kryetar i Komisionit të Demontimit të Municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në këtë institucion. Prej majit të vitit 2018 mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekave

Artikulli paraprakVRASJA E GURRËS, AVOKATËT NË LEZHË BOJKOT PUNËS
Artikulli tjetërNXËNËSIT RISJELLIN “SHËN GJON KRYEPREMI” NË DITËN E TEATRIT