“Reforma në drejtësi e votuar unanimisht nga Kuvendi i Shqipërisë zbatohet vetëm nëse qytetarët shqiptarë shohin përmirësime të vërteta në realitetin e drejtësisë shqiptare.”

Kështu deklaroi nga Shkodra Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Robert Wilton në inagurimin e Zyrave të Komunikimit me Zgjedhësit për deputetët e Shkodrës. E pranishme në këtë veprimtari ishte edhe Zv.Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Valentina Leskaj e cila tha pas miratimit të reformës në drejtësi na pret një sfidë e madhe për miratimin e 7 ligjeve për hapjen e negociatave me BE. Zyrat të cilat gjenden në katin e parë të bashkisë shkodër janë ngritur në kuadrin e një projekti të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim , implementuar nga Prezenca OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë.Janë dy zyra të të mazhorancës dhe opozitës ku secili nga punonjësit do të mbajë shënim cdo ankesë të qytetarëve për tia raportuar më pas deputetëve të njërës apo tjetrës parti.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakFONDET E PAKTA PËR SHKODRËN PËRPLASIN ADEMIN DHE KOPLIKUN
Artikulli tjetërPARTIZANI MUNDET NGA SALSBURG NË LIGËN E KAMPIONËVE