Shkodrani Izmir Smajlaj theu rekordin kombëtar në kërcim së gjati që mbahej po nga ai vetë.

Smajlaj e kishte 8.3 metër rekordin dhe kësaj radhë kërceu 8 centimetër më shumë duke shkuar në 8.11 metër dhe duke thyer kështu rekordin që më parë e kishte arritur në Elbasan Arena.

Smajlaj është i emocinuar për këtë rezultat që e arrin në qytetin e tij edhe pse për ngjyrat e Tiranës dhe jo Vllaznisë.Trajneri i Smajlaj Gjergj Ruli shprehet se objektivi që ka me sportistin e tij është që të kërcejë të paktën 8.40 metër

Edhe atletja Luiza Gega ka objektiva madhor në të ardhmen ndërsa titulli kampion kombëtar është thjeshtë një detyrim për të.

Atletët shqiptar tashmë synim të tyre kanë rezultatet e larta në arenën ndërkombëtare.

Artikulli paraprakRIKTHEHET NË SHKODËR PAS 35 VITESH KAMPIONATI I ATLETIKËS
Artikulli tjetërSHKODËR, ELSAID HYSAJ BËN DASMËN E ËNDRRAVE