Këshilli Kombëtar i Bazenit ujor Drin-Bunë ka anuluar lejen e dhënë për shfrytëzimin e ujërave termal në Dibër. I mbledhur në prefekturën e qarkut Shkodër pas protestave të banorëve të Dibrës për dëmet që sillte dhënia e asaj leje, këshilli ujor vendosi që ta anulojë

Në vendimin e marrë nga këshilli i bazenit ujor në Shkodër thuhet se kjo leje cënon të drejtat e pronësisë së bashkisë Dibër.

Të dhënat e paraqitura në projektin teknik të lejes nuk përputhen me burimin ekzsitues që merr ujë sot në Dibër, kjo pas verifikimit që është bërë

nga këshilli i bazeneve ndërsa lidhur me lejen e shfrytëzimin për ujërat termal në Dibër nuk është zhvilluar dëgjesa me banorët atje duke bërë që ajo leje të anulohet dhe dibranët të fitojnë të drejtën e tyre.

Artikulli paraprakBIEN DYSHIMET, TESTI I ADN ZBULON PREJARDHJEN NË 5 MIJË VITE
Artikulli tjetërPRANGA 4 SHQIPTARËVE NË KUFIRIN GREKO-SHQIPTAR, KAPEN ME DROGE