Anëtarë të Këshillit Bashkiak Shkodër, me rastin e festave të fundvitit kanë dhuruar lodra për fëmijët rezident në Shtëpinë e Fëmijës 6-16 vjeç.

Fëmjiët interpretuan këngë dhë valle popullore para anëtarëve të këshillit bashkiak si një shenjë falenderimi për të gjithë kontribuesit.

Antarja e Keshillit Bashkiak Lindita Reçi shprehet se po bëhen përpjekje për të mbështetur më shumë fëmijët në këtë institucion.

Punonjësja sociale në Shtëpinë e Fëmijës 6-16 vjeç Rajmonda Draçini shprehet se fëmijët e këtij institucioni kanë nevojë për mbështetje

Edhe një ditë më parë, në Shtëpinë e Femijës 6-16 vjeç fëmijëve u janë dhuruar lodra të ndryshme, si një mënyrë për të kaluar më bukur festat e fundvitit.

Artikulli paraprakDENONCIMI, FABRIKAT QË NDOTIN
Artikulli tjetërPOSTRIBË, KUJTOHEN DËSHMORËT