Një mbrëmjë plot emocion solli për të gjithë të ftuarit koncerti i orkestrës simfonike sË radio televizionit shqiptar i zhvilluar mbrëmjen e së premtes në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Një concert unik nën drejtimin e dirigjentit Alexander Ëalker nga Anglia dhe pianistit Klevis Gjergji si dhe të instrumentistëve profesionistë duke krijuar një atmosfërë festive me tinguj magjepsës .

Orkestra interpretoi me mjaft mjeshteri notat muzikore te kolosve te emrave te njohur të muzikës klasike botërore.

Pjesë e këtij eventi ishte dhe solisti nga Shkodra Klevis Gjergji për të cilin kjo natë eshte e paharrueshme.

Në programin e kësaj mbrëmje u luajtën variacione simfonike, piano dhe pjesë muzikore në harqe.

Koncerti u prit mirë nga publiku Shkodran, pas cdo performance nuk munguan duartrokitjet në shenjë vlesimi.

 

Artikulli paraprakOSHEE MBAN SPORTELET HAPUR EDHE NË FUNDJAVË
Artikulli tjetërZJARRET NË LEZHË, PROCEDOHEN 3 PËRSONA