Shkodra ka mirëpritur koncertin “Pranverë me Kangë”, i realizuar nga teatri “Migjeni” në oborrin e këtij teatri. Spektatorët me një mungesë të gjatë nga aktivitetet kulturore për shkak të panedemisë COVID-19 shijuan këtë koncert me disa prej zërave më të mirë të qytetit të Shkodrës.

Drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka shprehet se ky koncert u mirëprit nga publiku. Fakti që është vendosur që teatrot të happen me 1 korrik kjo nuk vlen farë shprehet drejtorja Gjeka pas më 1 korrik nuk mund të bëhet teatër dhe shfaqjet do vijojnë në mjediset e jashtme.

Drejtuesi artistik i koncertit “Pranverë me Kangë” Ilir Zogaj thotë se artistëve i ka munguar duartrokitjet e publikut.

Prezantuesja e këtij koncerti Klodiana Vata dhe këngëtarja Ketlin Pjalmi shprehen se nuk e kanë pritur këtë ngrohtësi të publikut.

Në këtë koncert erdhën 5 çmimet e para të festivalit “Lule Borë” por edhe disa prej këngëve më të njohura shqiptare të interpretuarat nga këngëtarët më të mirë të Shkodrës.

Artikulli paraprakVELIPOJË, SHITËSI: ‘PRIVATIZIMI’ I PLAZHIT NA KA LËNË PA BUKË
Artikulli tjetërSHPËRTHEN SËRISH VULLKANI ETNA, NDRIÇON QIELLIN ME PAMJE SPEKTAKOLARE