4 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së fortë mes një furgoni pasagjeresh dhe një autoveture në aksin Shkodër-Koplik në afërsi të fshatit Shtoj i Ri.

Burime pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës i thanë Star Plus se 2 nga të plagosurit janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa pritet vlerësimi i mëtejshëm nga ana e mjekëve.

Ndërkohë, 2 të plagosurit e tjerë që po marrin ndihmë mjekësore janë fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Gjithçka ndodhi rreth orës 12 të së martës, ku një furgon pasagjerësh tip Ford me targë AB491T, i cili po udhëtonte drejt Malësisë së Madhe dhe drejtohej nga shtetasi Idriz Metvelaj, është përplasur me një autoveturë tip Opel me targë italiane, që drejtohej nga shtetasi Pal Gjolaj.

Autovetura po udhëtonte drejt qytetit të Shkodrës thanë dëshmitarët. Këta të fundit treguan se përplasja ka qenë e fortë saqë ka nxjerrë jashtë rruge furgonin e pasagjerëve.

Si pasojë e aksidentit është plagosur shoferi i furgonit si dhe kanë marrë plagë të lehta disa pasagjerë. Plagë si pasojë e aksidentit ka marrë edhe drejtuesi i Opelit me targë të huaj. Në të po udhëtonte drejtuesi i mjetit Pal Gjolaj se bashku me 3 familjarë, 2 prej të cilëve fëmijë të mitur.

Artikulli paraprakALARMI FALS PËR BOMBË NË PORTIN E DURRËSIT TMERRON UDHËTARËT
Artikulli tjetërTIRANË, 22-VJEÇARI U VRA ME THIKË PËR KARIKUESIN E TELEFONIT